Dënimi i Taulant Tomes, 41-vjeçar shqiptar, i cili është i burgosur deri në vitin 2048, ka marrë një kthesë dramatike pasi ai ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë maksimale në Opera, Milano, raporton Corriere della Sera.
Sipas raportimeve, ai është zhdukur që nga mëngjesi i së dielës, ndërkohë që oficerët nuk e gjetën në qelinë e tij gjatë kontrollit rutinë në orën 8:00. Taulanti, i njohur për precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe drogë, duket se ka prerë hekurat e dritares dhe më pas ka ngjitur murin perimetral të burgut.
Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rikonstruktuar mënyrën dhe kohën e arratisjes dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.
Kjo është arratisja e katërt në karrierën e tij kriminale. Ai ishte arratisur më parë nga burgu i Ternit në 2009, nga burgu i Parmës në 2013 dhe më pas nga një burg në Belgjikë në të njëjtin vit, por gjithmonë është kapur sërish.
Toma, i njohur me nofkën “Hajduti i Parmës”, konsiderohet i rrezikshëm dhe i dhunshëm nga autoritetet italiane. Ai është gjithashtu pjesëtar i bandës së Ilir Pajës, e njohur nga policia si “UFO”.
