Skip to content

Shqiptari përplas për vdekje vajzën e tij 2-vjeçare në oborrin e shtëpisë, vajza e vetme e çiftit të ri jep frymën e fundit

Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e sotme Italinë ku një vajzë 2-vjeçare raportohet se është përplasur për vdekje aksidentalisht me makinë nga babai i saj në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas mediave vendase mësohet se tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bollengo, pranë Ivreas në Torino.

Bëhet fjalë për vogëlushen shqiptare, Elodie Kullafi, e cila u përplas nga babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, i cili po lëvizte makinën mbrapsht në oborr për të dërguar të bijën në çerdhe.

Pavarësisht se prindërit e dërguan menjëherë drejt spitalit në Ivrea për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht 2-vjeçarja nuk arrit të mbijetonte.

LEXO EDHE:  E fundit! Protestat i pushtuan të gjithë vendin, presidenti që se do më askush njofton se do japë dorëheqjen

Për më shumë se një orë bluzat e bardha u përpoqën që ta mbanin gjallë, por pa sukses.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë që ka tronditur jo vetëm familjen shqiptare, por edhe komunitetin ku ata jetonin prej vitesh.

Mësohet se familja Kullafi ishte e integruar prej kohësh në zonë dhe nuk kishte fëmijë të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryebashkiaku i Bollengos, Luigi Ricca, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke deklaruar se kjo është “një dhimbje për të gjithë komunitetin”.

LEXO EDHE:  Temperaturat priten të arrijnë deri në…/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Kullafi për humbjen tragjike të vajzës së tyre.

Published inLAJME