Skip to content

“Shteti po na vret për të dytën herë”, trondit gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në Durrës: Bënë fajtor nipin tim!

Kadri Malka, i cili humbi nipin e tij në një aksident rrugor disa vite më parë, ka rrëfyer historinë mes dhimbjes dhe zhgënjimit për mungesën e drejtësisë.

Duke folur për A2CNN, ai u shpreh se hetimet nuk çuan në identifikimin e autorit, ndërsa përgjegjësia është atribuar vetë viktimës, një fëmijë vetëm 6-vjeçar.

“Më 25 tetor 2017 nipi im ka ndërruar jetë nga një aksident rrugor në Kombinat. Minoreni kishte rreth 6 vjeç. Disponoj dy akte ekspertimi. Prokurori ka kërkuar pushimin e çështjes, dhe i është drejtuar sërish nga e para Komisariatit për gjetjen e autorit, ku nga aksident me pasojë vdekjen shkon…

LEXO EDHE:  Alarm i madh! Shkencëtarët të tmerruar : Fenomeni i frikshëm që mund të gjunjëzojë planetin!

Nuk kemi gjetur drejtësi. Prokurori thotë se ka ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësori, minoreni 5 vjeç e gjysmë.

Ka shpallur fajtor viktimën. Vetëm drejtësi dua. Po vritemi dy herë shpirtërisht. S’kam lënë institucion pa ju drejtuar. Të paktën të mos vritemi për së dyti”, tha ai.

Published inLAJME