Skip to content

Sot duhej të ishte ‘dhëndër’, por ndodhet pas hekurave! Historia tronditese, ja cfare ndodhi me te riun pas arrestimit te djeshem

Pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së djeshme në Tiranë, 19 protestues u arrestuan nga policia dhe do të qëndrojnë në qeli deri sa të njihen me masën e sigurisë që do të caktojë Gjykata e Tiranës.

Bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe Admir Tërshalla, një programues, i cili këtë të premte kishte planifikuar të zhvillonte ceremoninë e martesës.

Arrestimi i ka prishur të riut një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij personale, raporton JOQ Albania.

LEXO EDHE:  “U shpik për...”/ Hantavirusi, Cako dhe Rexhaj në ‘Rrethi Katror’: Do ndodhë diçka e rrezikshme si në filma

Mbetet për t’u parë se si do të vendosë Gjykata e Tiranës për masat e sigurisë ndaj të ndaluarve të protestës së djeshme.

Kujtojmë se Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 19 persona pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së djeshme në hyrje të Parlamentit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Published inLAJME