Skip to content

E BUJSHME! Ish kreu i SPAK deklaroi që jeton me qira, i del e fshehta e madhe dhe vila qe…

Para se të hynte në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike, paralajmëroi se do ketë lajm. Jashtë SPAK ai sulmoi sërish ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Berisha: Herën e kaluar ju tregova se si Altin Dumani ka deklaruar se ka blerë apartament dhe zyrë me vlerë disa herë më të ulët sesa vlerat e tregut. Sot, unë jam këtu për një denoncim tjetër.

Ky njeri, që kryeson vettingun, është i padenjë për çdo funksion, përveçse për bandën e akuzës. Sot do t’ju tregoj për vilën ku banon Altini. Ai thotë se banon me qira. Me dokumente shtetërore është deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës së Dumanit, në mënyrë që askush të mos e lidhë ndërtimin e vilës me dhëndrin. Ai u bë dhëndër në atë familje pasi vila kishte përfunduar.

LEXO EDHE:  EMRI - Akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek, kush është ‘killeri’ nga Gjirokastra dhe grupi i tij

Kur u bë vettingu, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale, duke deklaruar se paratë i kanë marrë nga një misionar. E kuptoni ju, bamirës i madh, si puna e Rrapush Xhaferit. Kanë qenë afro 45 mijë paund. Se si një misionar jepte 45 mijë paund për një familje, kjo është…

Ndërhyrje nga gazetarët: Ka shërbyer si kishë

Berisha: Edhe kjo është një super mashtrim. Këta që përdorin kishat për mashtrim, s’kanë as Krisht, as Allah, as Budë; janë kryehajdutë. Në deklaratën noteriale thuhet: “Dhëndri ynë s’ka asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kësaj vile.”

LEXO EDHE:  Hálla e Shpat Kasapit tròndit rrjètin, ato VIP-a që sot qájnë për nípin tim, ja çfarë i bènë kur ai ishte në háll! (Vídeo)

Dhëndri ynë s’kishte pse të fuste dorën në xhep për vilën. Vila është banuar nga familja Pango që nga viti 2000. Çfarë thonë dokumentet e shtetit? Dumani e deklaron ndërtesën si të ndërtuar në vitin 2000.

Published inLAJME