Skip to content

E fundit! STUHIA GODET VENDIN/ Rrëshqitje dherash edhe në…, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje qarkun e Kukësit, ku reshjet intensive të shiut dhe aktiviteti i dendur elektrik kanë shkaktuar probleme në disa zona.

Sipas raportimeve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, stuhia ka sjellë rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.

Masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar probleme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë zonë.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Published inLAJME