Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, raportohet se nje person eshte…

Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosoës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se për rastin për momentin janë duke u kryer hetimet.

“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raportohet për një person të lënduar”.

LEXO EDHE:  Çfarë do të thotë nëse një zog hyn në shtëpinë tuaj ose godet një dritare: Jo të gjithëve do t’ju pëlqejë përgjigjja

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Published inNews