Skip to content

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në…

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi, ka paralajmëruar se fundjava në Shqipëri do të karakterizohet nga mot përvëlues, me rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin.

Gjatë fundjavës do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, si dhe masat ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.

Ky kombinim pritet të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore gjatë mesditës dhe pasdites.

LEXO EDHE:  E vërteta e origjinës së Skënderbeut! Studiuesi tregon sekretin e madh që zbuloi në Vatikan! Nëna e tij ishte

Temperaturat minimale do të variojnë nga 26°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39°C në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim jug-perëndim dhe veri-lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Published inLAJME