Skip to content

Të shtëna me arme! Dy të vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi të armatosur

Të shtëna me armë zjarri tronditën këtë të hënë Nice në Francë, vetëm tre ditë pas dy incidenteve të tjera të ngjashme të regjistruara në qytet.

Sipas zyrës së prokurorit, sulmi ndodhi në pjesën perëndimore të qytetit, ku të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Kryebashkiaku Éric Ciotti reagoi menjëherë, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të armatosur “të tmerrshëm”.

Mediat franceze raportojnë se dy persona që ndodheshin në një automjet hapën zjarr në një shesh qendror të lagjes dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE:  Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kercenime nga burgu, thuhet se do

Sipas raportimeve, tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të tjerë kanë marrë plagë më të lehta.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Të shtëna në Francë! Dy të vdekur dhe disa të

Published inLAJME