Skip to content

Ti e di çfarë të kam bërë para disa vitesh! Olsa Muhameti i reagon deklaratës së Alketa Vejsiut per BBVK, e ofendon rëndë! ‘Të gjykosh ti…’

Moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një reagim të ashpër ndaj edicionit aktual të “Big Brother VIP Kosova”, duke e cilësuar formatin si një tejkalim të çdo limiti etik dhe duke kritikuar skenat që sipas saj janë të tepruara.

Ajo u shpreh se nuk do të pranonte kurrë “p*rno në mes të ditës” dhe se disa vajza brenda shtëpisë nuk përfaqësojnë asgjë tjetër veçse “tërheqjes së vëmendjes përmes erotizmit”, duke shpallur “luftë vulgaritetit”.

Nëse do ta drejtonte vetë formatin, theksoi se do të fokusohej te rritja e nivelit të personazheve dhe narrativës.

LEXO EDHE:  Plasin puthjet ne BBVK 4, As me Bian as me Elijonën, Toneyt ia fiton zemren banorja qe...(FOTOT)

Deklaratat e Vejsiut morën menjëherë kundërpërgjigjen e Olsa Muhametit, producente e programit, e cila reagoi në mënyrë të drejtpërdrejtë duke e quajtur Vejsiun “mbretëresha e programeve të vyshkur, arkaik dhe pa emocion”.

Ajo e kritikoi për analizimin e programit vetëm nga rrjetet sociale, duke thënë se një qasje e tillë tregon mungesë profesionalizmi, pasi “gjykon nga disa video në internet”.

Muhameti e akuzoi Vejsiun se është “fake” dhe e sfidoi hapur, duke shtuar se ka frikë se ajo “do të humbasë si para disa vitesh”.

Published inNews