Skip to content

TRAGJIKE! Djali i merr jeten babait te tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin, ku një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë me thikë babanë e tij pas një konflikti që ndodhi mbrëmjen e së dielës në banesën e familjes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në një shtëpi familjare në zonën e Bit Pazarit.

Nga të dhënat paraprake të autoriteteve, viktima, një 52-vjeçar me inicialet E.L., dyshohet se ndodhej nën ndikimin e alkoolit kur shpërtheu konflikti brenda familjes.

LEXO EDHE:  E BUJSHME - Deputetet nga Gjiknuri, te Cuci e te tjere i bashkohen Spiropalit, braktisin papritur...

Sipas policisë, ai fillimisht dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, një gruaje 54-vjeçare, e cila është edhe nëna e të dyshuarit.

Në rrethana që po hetohen, djali i çiftit, 31-vjeçari me inicialet B.Xh., dyshohet se ndërhyri gjatë konfliktit dhe e goditi babanë me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Pas marrjes së njoftimit, forcat policore mbërritën menjëherë në banesë dhe arrestuan të dyshuarin rreth orës 23:00.

Ndërkohë, gruaja e lënduar u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku mori trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

LEXO EDHE:  Evropa përballë të nxehtit afrikan, shkencëtarët: Kjo do bëhet normale. Përgatituni!

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published inLAJME