Skip to content

Lajmi i fundit/ Super tërmeti sapo tronditi tokën, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka goditur paraditen e së premtes brigjet lindore të ishullit Honshu në Japoni.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 03:46 UTC (12:46 me orën lokale), me epiqendër në det, rreth 36 kilometra në lindje-juglindje të Naritas dhe 8 kilometra në jug-juglindje të qytetit Asahi.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 16 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin në zonat përreth, përfshirë edhe prefekturën Chiba.

Deri më tani, autoritetet japoneze nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

LEXO EDHE:  Polici e ndaloi për kontroll rutinë, shoferi ishte me shpejtesi sepse po i vd*ste vajza! Rreqethese cfare i beri polici...

Japonia është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, pasi ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të shpeshta. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën për të evidentuar çdo zhvillim të mëtejshëm.

Published inLAJME