Skip to content

TRAGJIKE në Durrës, humb jeten vajza 19-vjeçare, zbardhen detajet tronditese

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një vajzë e re ka humbur jetën në rrethana të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, një 19-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Për shkak të plagëve të marra, e reja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që mund ta kenë çuar 19-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se ajo dyshohet të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

LEXO EDHE:  E bujshme, mesohet kryeorganizatori i protestave

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Published inLAJME