Skip to content

Nùk ka lîrîm nga qèlîa, Apèli i Pòsáçèm rrèzon kryèbáshkíakùn Vèliaj

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të butë. Vendimi u mor nga gjyqtarja Nertina Kosova, e cila vendosi vijimin e qëndrimit të tij në qeli.

Veliaj ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në mbrojtje u paraqit avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Seanca rifilloi në orën 14:30, pasi më herët kryebashkiaku kërkoi kohë për t’u njohur me një vendim, duke iu dhënë një orë në dispozicion.

LEXO EDHE:  Avokati i Popullit “harbohet” mbi hallet e popullit, mbyllet në zyrë me sekretaren, pasi mbyllen dyert ‘kërcasin’.. do ngelni pa mend çfarë është zbuluar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte ankimuar vendimin e 1 shkurtit të gjyqtares Etleva Deda, e cila kishte vendosur vijimin e masës “arrest me burg”. Në kërkesën drejtuar Apelit, Veliaj ka kërkuar zëvendësimin e masës me një alternativë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore apo çdo masë tjetër të parashikuar nga ligji.

Sipas mbrojtjes, pas kalimit të çështjes për gjykim, nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, çka në vlerësimin e saj, përbën një rrethanë për ndryshimin e masës së sigurisë.

LEXO EDHE:  Shpërthen në flakë anija brenda Ngushticës së Hormuzit, dyshohet të jetë sulmuar nga...

Në seancat e mëparshme, Veliaj ka pretenduar se i është mohuar e drejta për mbrojtje efektive, duke argumentuar se nuk është njohur ende me dosjen hetimore. Ai ka refuzuar gjithashtu avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata, duke kundërshtuar përfaqësimin e saj me arsyetimin se nuk ka njohje të plotë të dosjes dhe se një mbrojtje e tillë bie ndesh me strategjinë e tij ligjore.

Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka depozituar kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim disa muaj më parë, ndërsa ndaj tij janë ngritur 13 akuza.

LEXO EDHE:  Nena e dy femijeve bie ne pusete dhe humb jeten ne vend, familja ben njoftimin urgjent

Sipas SPAK, akuzat përfshijnë korrupsion pasiv në nëntë raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit. Prokuroria pretendon se në disa raste, Veliaj ka përfituar në mënyrë të parregullt shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga subjekte private, të cilat, sipas organit të akuzës, kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Published inLAJME