Skip to content

URGJENTE – Gjykata Speciale e Hagës merr vendimin e keq për ish-krerët e UÇK-së!

Gjykata Speciale në Hagë ka shtyrë dhënien e vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky vendim pritet të jepet më 20 korrik ndryshe nga sa ishte planifikuar për t’u dhënë më 19 Maj.

Burime për mediat kanë bërë me dije se ekipet mbrojtëse tashmë janë njoftuar. Bazuar në rregulloren e Gjykatës Speciale trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për të shpallur verdiktin, me mundësinë e një shtyrjeje shtesë deri në 60 ditë.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë dhënë deklaratat përfundimtare në Gjykatën Speciale.

LEXO EDHE:  E tmerrshme, mendoi se ja hodhi, GJKKO rikthen ne burg ish-Ministrin e njohur ne Shqiperi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, teksa kujtojmë se prokuroria ka kërkuar 180 vite burg në total për të katërt.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte kundër njerzimit, vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer 1998 – 1999 në disa vende në Kosovë, në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut, nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër qindra civilëve që nuk merrnin pjesë në luftime.

Published inLAJME