Skip to content

Detaje tronditëse për rastin e 5-vjeçarit

Një i mitur nga Lipjani është dërguar në QKUK në gjendje jo të mirë shëndetësore. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës kjo ka ndodhur për shkak të mostrajtimit nga ana e prindërve të tij.

Ne lidhje me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala tha se të dyshuarit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ sipas nenit 186 të KPRK-së. Në këtë, drejtim Prokurori i rastit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund ë ofrojme detaje lidhur me këtë sepse mund të demtohet integriteti i hetimeve dhe mbarëvajtja e hetimeve

LEXO EDHE:  'Pse Balluku po hesht! Gazetari i majtë: Ja marrëveshja sekrete me Edi Ramën që askush s'e thotë

Fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.

Sipas QKUK-së, fëmija ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekziston dyshimi për kequshqyerje.

Bazuar në të dhënat nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ju informojmë se një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze. Në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me shenja të hipotrofisë (me dyshim për kequshqyerje) dhe me vështirësi në komunikim”

Published inLAJME