Skip to content

Largimi më i çuditshëm ngа BBVА i ndоdhi kësаj bаnоrеjе

Një nga eliminimet më të çuditshme në Big Brother VIP Albania ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Moderatori Ledion Liço u lidh me shtëpinë për t’i komunikuar banores Livia se për të kishte ardhur një letër.

Pas kërkesës së tij, ishte banorja Juela ajo që mori përsipër të lexonte mesazhin. Juela shkon drejt kutisë postare, e cila ka ngjyrë të kuqe, dhe merr prej andej zarfin.

Ajo del para gjithë banorëve dhe nis ta lexojë me zë të lartë letrën. Përmbajtja e mesazhit kalon nga fjalë lavdëruese dhe mbështetëse, në një vendim drastik për rrugëtimin e Livias.

LEXO EDHE:  E rende ne Tirane! Hipi ne katin e dyte te QSUT-se dhe u hodh...del arsye tronditese

Kjo është deklarata e plotë e lexuar nga Juela:

“E dashur Livia. Ngat ja filloj. E kam vlerësuar shumë qëndrimin tënd në shtëpi. Ka qenë kënaqësi të të shoh teksa krijoje miqësitë e tua me banorët e tjerë dhe teksa jetoje dhe shijoje ditët e qëndrimit tënd në shtëpi. E di që ke patur momente të vështira, ke ndarë historitë e tua personale, ke luftuar, ke debatuar, por edhe e ke jetuar. E kam vlerësuar talentin tënd në aktrim dhe energjinë që i ke sjellë shtëpisë gjatë 14 ditëve të qëndrimit tënd.

LEXO EDHE:  E fundit, deputetja e PS largohet nga socialistet

Të kam dëgjuar në çdo bisedë që ke bërë, të kam ndjekur 24 orë, dhe atëherë kur flije gjumë. Çdo ditë që ka kaluar, pavarësisht lojës, ke mbetur besnike ndaj vetes. Jam shumë krenar për ty. Por fatkeqësisht koha jote përfundon sonte. Publiku ka votuar në televotimin e hapur për të gjithë ju, Livia ti je banorja e 21-të që eleminohet. Është momenti të përshëndetësh banorët. Me shumë dashuri, vëllai i madh.”

Menjëherë pasi mbaron leximi i letrës, Juela shprehet e prekur duke thënë “Ua. Jam pa fjalë”, ndërsa banorët e tjerë duartrokasin në shenjë mbështetjeje teksa ajo nis të përshëndetet me ta.

LEXO EDHE:  Gruaja hidhet ne lume per te mbytur veten, policet e shohin dhe bejne aktin heroik (VIDEO VIRALE)

Published inLAJME