Skip to content

E shanë në rrjetet sociale, Ylli Manjani shpërthen keq në studio kundër protestuesve: Robt ku t’i kenë, k*rva…

Avokati Ylli Manjani, i ftuar në Euronews Albania, ka shpërthyer ndaj një pjese të protestuesve që, sipas tij, e kanë sharë dhe ofenduar në rrjetet sociale dhe në telefonin e tij.

Manjani, i pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli në lidhje me protestën, tha se nuk e kishte ndjekur atë dhe u dha një mesazh atyre që e ofendojnë.

Ndërsa më tej, edhe vetë juristi nuk i kurseu sharjet dhe ofendimet e rënda ndaj një pjese të protestuesve.

Debati:

Mëhilli: Si e ke parë protestën?

Manjani: S’e kam parë fare deri më tani, me thënë të drejtën. Kam marrë vesh se ka pasur një protestë, erdha këtu dhe e pashë, por s’më ka dhënë asnjë emocion.

LEXO EDHE:  Skandali i eskortave në burgje! Ish-zyrtari i policisë nxjerr cmimet! Ja sa duhet te japesh nen dore te fusesh nje femer VIP ne takim dhe sa paguan per...

Mëhilli: Si nuk të jep emocione?

Manjani: Nuk më jep, çfarë problemi ka? Dhe më tepër, kur disa prej tyre kanë marrë guximin të më shajnë në telefonin tim me rob shpie, robt ku t’i kenë. Ja, po e filloj kështu…

Mëhilli: Të ruajmë etikën.

Manjani: Etikën ta ruajnë ata, se kurva e kurvarë, po e përdor tani, ata legenë, pisa, qelbësira, të cilët trashin gjuhën në mënyrë private. Ata që kanë marrë përsipër të më shajnë në telefonin tim, janë të sharë deri në brezin e tretë, se s’po çoj më shumë. Ku t’i kenë! Hajdeni tani me gjithë protestë, se s’dua t’ia di fare.

LEXO EDHE:  E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë

Mëhilli: Na kanë sharë të gjithëve.

Manjani: Nuk i kam askujt borxh. Unë dhe familja ime s’i kemi borxh askujt. Kjo dhunë është pisllëk.

Published inLAJME