Skip to content

ALARM ne shtetin e madh evropian. Po behet thirrje urgjente qytetarëve të mbyllen në shtëpi (Ngjarja)

Finlanda u zgjua mëngjesin e sotëm nën atmosferë alarmi, pasi qytetarët në të gjithë vendin kishin marrë një njoftim urgjent në telefonat e tyre nga Ministria e Mbrojtjes, ku u kërkohej të qëndronin brenda banesave dhe të shmangnin lëvizjet. Shkak për alarmin u bë një dron i identifikuar nga radarët e mbrojtjes finlandeze, i cili ishte vërejtur në hapësirën ajrore të Helsinkit.

Megjithatë, situata e tensionuar duket se zgjati vetëm pak minuta. Autoritetet finlandeze ndërhynë menjëherë duke neutralizuar dronin dhe rikthyer qetësinë në kryeqytet.

Newsbomb.al kontaktoi me disa shtetas shqiptarë që jetojnë në Finlandë, të cilët treguan momentet e para të alarmit. “Në orët e para të mëngjesit morëm një njoftim ku na kërkohej të mos dilnim nga shtëpitë”, rrëfen fillimisht një rezidente shqiptare. Ajo shton se gjithçka u normalizua shumë shpejt: “Kur u zgjuam, morëm vesh çfarë kishte ndodhur, por situata ishte qetësuar dhe njerëzit po i drejtoheshin normalisht punëve të tyre”.

LEXO EDHE:  Tjeter ngjarje e rende ne vend, nje 48-vjecar gjendet i pajete, dyshohet se...

<img src=”https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1778837615xlufta123-244.png” alt=”ALARM në Finlandë, një dron luftarak në Helsinki,” />

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi origjinën e dronit, dyshohet se ai mund të ketë dalë jashtë kontrollit të forcave ukrainase. Aktualisht, autoritetet bëjnë me dije se situata është plotësisht nën kontroll duke u rihapur fluturimet në aeroporte që u pezulluan për disa orë dhe jeta në Helsinki vijon normalisht.

Published inLAJME