Skip to content

Trump e thote hapur se kë do deshironte që ta zëvendësonte liderin iranian

Në një intervistë për NBC News, Presidenti Donald Trump tha se beson që raportet se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra gjatë sulmeve ajrore janë të sakta.

Ai shtoi se “shumica” e udhëheqjes së lartë të Iranit është “zhdukur”, duke thënë: “Njerëzit që marrin të gjitha vendimet, shumica e tyre janë zhdukur”.

I pyetur se kush do ta zëvendësonte Khamenein, Trump dha nje deklarate shume te papritur qe po ben shume ‘zhurme’ ne mbare boten. Ai tha se: “Nuk e di, por në një moment do të më telefonojnë për të më pyetur se kë do të doja”, duke shtuar se “po bëhem vetëm pak sarkastik kur e them këtë”.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Fevziut, se kush qendron prapa Elisa Spiropalit. Ylli Rakipi: E di, është...

Raportimet e fundit nga mediat izraelite dhe agjencia Reuters njoftojnë se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur, sipas një zyrtari të lartë izraelit.

Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga autoritetet iraniane për fatin e tij. Madje dhe deklarata e Trump qe po ben zhurme dhe shume misterioze le te nenkuptohet se vete Amerika nuk eshte shume e sigurt nese lideri iranian ka nderruar jete.

Në një reagim të menjëhershëm, media shtetërore iraniane citon kreun e marrëdhënieve me publikun në zyrën e Khameneit, i cili ka deklaruar se “armiku po përdor luftë mendore, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm”, duke paralajmëruar qytetarët për përhapjen e informacionit të kontrolluar. Situata mbetet e tensionuar dhe shumë vëzhgues paralajmërojnë se zhvillimet mund të kenë pasoja të mëdha për stabilitetin rajonal.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik ku u vrane dy femije, trishtim i madh ne familjen e Luiz Ejllit, kengetari trondit me ate qe tregon

Kryeministri i Izraelit sugjeroi gjithashtu se Ajatollah Ali Khamenei ishte vrarë në një sulm të SHBA-së dhe Izraelit.

Benjamin Netanyahu tha se sulmet kishin në shënjestër kompleksin e Khameneit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Lideri Suprem iranian nuk është parë në publik që kur filloi operacioni të shtunën.

Ministria e kulturës e Iranit sapo i ka dhënë medias lokale një përditësim të shkurtër.

Ajo ka njoftuar kanalet mediatike iraniane se raportet për një fjalim të mëparshëm të Udhëheqësit Suprem Ajatollah Khamenei nuk ishin të sakta.

LEXO EDHE:  Protestat po bejne te veten, Ish-ministri socialist kerkon me URGJENCE doreheqjen e Edi Rames

Vetëm lajmet nga kanali zyrtar i Teheranit ose transmetuesi shtetëror IRIB duhet të ndiqen, shtoi ajo.

Më parë pati raportime se udhëheqësi suprem do të mbante një fjalim, por kjo nuk ndodhi.

Published inLAJME