Skip to content

E BUJSHME – Pe her ete pare, Blendi Fevziu ben deklaraten e papritur: PD nën drejtimin e Berishës po…

Gazetari dhe moderatori i “Opinion”, Blendi Fevziu, i ftuar në TPZ në MCN TV, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita dhe Partia Demokratike kohët e fundit.

Fevziu tha se lidershipi i PD-së e konsideron mbijetesën si një arritje për opozitën, ndërsa alternativa për të mundur qeverinë mbetet e vështirë.

“E gjithë strategjia është mbijetesa. Kam përfaqësues të PD-së që, kur vijnë në studio, me përjashtim të Këlliçit, thonë se po mbijetojmë dhe nuk po ia dorëzojmë opozitën Ramës”, tha ai.

Sipas gazetarit, PD duhet të ndryshojë kurs dhe të shkojë drejt një alternative konkurruese.

LEXO EDHE:  Tronditet vendi nga nje ngjarje e rende, gjendet i vrare me arme 56-vjecari (Detajet)

Fevziu: Ata pretendojnë se PD është nën një presion të fortë politik, ekonomik dhe mediatik. Thonë se Rama ka kapur çdo institucion dhe Berisha shprehet se mbijetesa është arritje për opozitën. Ose mbijetesa, ose kthimi në alternativë. Për momentin, Berisha pretendon se alternativa për të mundur qeverinë është e vështirë.

Shihni çfarë thotë për Salianjin, që është i futur nga Rama. Pra, opozita është në ‘surviving mode’. Mund ta bëjnë me 50-100 vetë, edhe me 300, 3 mijë apo 30 mijë. E gjithë strategjia është mbijetesa. Kam përfaqësues të PD-së që, kur vijnë në studio, me përjashtim të Këlliçit, thonë se po mbijetojmë dhe nuk po ia dorëzojmë opozitën Ramës.

LEXO EDHE:  E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë

Problemi është viti 2027, kur kemi zgjedhje lokale, ndërsa në 2029 zgjedhje të përgjithshme. Opozita duhet të kthehet në alternativë. Duhet një reformë e plotë brenda PD-së. Deri tani, Berisha thotë se Rama po tenton të asgjësojë opozitën dhe ne do të rezistojmë. Nëse do të dilte me parullën ‘do ta mundim Ramën’, atëherë do të kishte një ofertë dhe strategji tjetër.

Unë mendoj se opozita duhet të shkojë drejt një alternative konkurruese. Për protestën ndikoi edhe shiu, që nuk e favorizoi.

LEXO EDHE:  Kejvina Kthelles i ndodh e keqja e papritur, shoqja e saj e ngushte i ben te zezen e madhe

Tjetra, nuk mund t’i thërrasësh njerëzit me të njëjtin skenar pa pasur një përfundim. Kjo është mënyra me të cilën PD ka mbijetuar edhe në situata të tjera të vështira.

Çfarë mund të ndodhë në PD? Mendoj se PD ka lindur me Berishën dhe një grup njerëzish, dhe Berisha e dominon këtë parti. I takon Berishës të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë parti në të ardhmen.

Published inLAJME