Skip to content

Ngjarje tragjike ne Itali, humb jeten adoleshenti shqiptar / EMRI+Foto

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar në Itali mbrëmjen e së premtes. Viktima është identifikuar si 19-vjeçari Klevis Kalliu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë zonës Piazza Milite Ignoto, ku automjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte i riu është përplasur me një “Toyota Auris”.

Sipas mediave italiane, Klevis Kalliu ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Edhe makina tjetër e përfshirë në aksident përfundoi mbi një furgon të parkuar.

LEXO EDHE:  Nuk donte të vdiste pa takuar Berishën! Ndahet nga jeta 101-vjeçari kurbinas, ja çfarë i ka bërë Sali Berisha

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Mjekët tentuan për disa minuta ta mbanin në jetë 19-vjeçarin, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas duke e transportuar me urgjencë në spitalin “San Giacomo”, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Published inLAJME