Skip to content

Ndryshon gjithcka! Merrni masa, ja cfare po paralajmerohet per neser ne oren 19:00

Me mijëra qytetarë kanë nisur protestimin e 17-të para Kryeministrisë duke ngritur zërin sërish kundër investimeve amerikane në Zvërnec. Ndërsa mësohet se nga dita e nesërme orari i protestës do të ndryshojë për shkak të temperaturave të larta.

Nga dita e nesërme protesta në Tiranë do të startojë në orën 19:00 për të vijuar më tej me “traditën” disa ditore, marshimin nëpër kryeqytet.

“Nesër kemi vendosur një orar të ri, nga nesër në orën 19:00”, është shprehur një nga organizatorët e protestës.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku Veliaj nuk paraqitet në seancën gjyqësore!

Aktualisht, mijëra qytetarë kanë “zbarkuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Ram, ndërsa të pranishëm mësohet të jenë dhe turistë të huaj të ardhur nga Australia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët mbajnë me vete simbole kombëtare shqiptare dhe simbole të flamingove.

Ashtu si në 16 ditët e mëparshme, pritet që pas mbajtjes së fjalimeve para Kryeministrisë ku qytetarët adresojnë para mijëra personave kauzat e tyre, ata do të marshojnë nëpër kryeqytet për t’u rikthyer në “finishin” e tyre, poshtë zyrës së kryeministrit Rama. Nga ku si çdo mbrëmje thërrasin: Nesër më shumë!

LEXO EDHE:  SHBA sulmon nga deti Iranin, fundosen gjashte anije iraniane, Irani bombardon shtetin e madh, Trum me urgjence...

 

Published inLAJME