Skip to content

Mesazh i koduar? Protestuesit e ftojnë t’u bashkohet, Spiropali u thotë atë që do shkundë Edi Ramën

Protesta e kësaj të enjteje ishte ndryshe nga ditët e tjera, pasi protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, ndërsa në sallë po mbahej seanca e radhës plenare.

Pas përfundimit të seancës, deputetët dolën nga hyrje të tjera, pasi hyrja kryesore ishte e bllokuar nga protestuesit. Ish-ministrja dhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, zgjodhi të dilte nga një hyrje tjetër, por sërish nuk u ka shpëtuar protestuesve.

Këta të fundit i bënë një ftesë publike Spiropalit që t’u bashkohej protestës së tyre, e cila këtë të enjte ka hyrë në ditën e 19-të.

LEXO EDHE:  Pas Shqiperise, termeti trondit fqinjet, tre lekundje te forta godasin vendin me shume shqiptare

Ndërsa përgjigjja e deputetes socialiste ishte: “Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë”.

Kujtojmë që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbetur të bllokuar për disa momente në oborrin e institucionit, pasi protestuesit kanë mësyrë befasisht nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, drejt rrugës “Xhorxh Bush”.

Kryetari Niko Peleshi ka mbyllur me urgjencë seancën plenare, ndërsa protestuesit kanë arritur me shpejtësi në shëtitoren përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Menjëherë, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë shtuar masat e sigurisë, për të shmangur çdo përplasje të mundshme, ndërsa turma thërriste në kohë “ju erdhi fundi” dhe “jepni dorëheqjen”.

LEXO EDHE:  Me ne fund Brikena i vë “vizën” Mateos, ska shanse te lidhet me te

Vlen të theksohet se ky episod është mbyllur pa asnjë përplasje, pasi kryeministri dhe deputetët janë larguar me shpejtësi me makinat e tyre, duke devijuar nga rrugët ku ishte turma.

 

Published inLAJME