Skip to content

Edi Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do të…

Shqipëria mund të shënojë më 14 korrik një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me mbylljen paraprake të tre kapitujve të parë negociues, nëse shtetet anëtare japin miratimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim.

Konfirmimi vjen nga dokumenti zyrtar i qeverisë holandeze, i përgatitur për mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAC) të Bashkimit Evropian më 14 korrik, si edhe nga burime diplomatike evropiane, sipas të cilave procesi po ecën sipas kalendarit të parashikuar.

LEXO EDHE:  Projekti në Zvërnec, KE: Punimet janë pezulluar, pritet te behet një vlerësim i ndikimit në mjedis

Sipas dokumentit, Komisioni Evropian ka propozuar mbylljen paraprake të Kapitullit 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullit 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullit 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Qeveria holandeze bën të ditur se mbështet këtë propozim, duke vlerësuar se Shqipëria ka përmbushur standardet e vendosura për këta kapituj.

“Qeveria ndan analizën se Shqipëria i ka përmbushur këto standarde dhe, për këtë arsye, synon të japë miratimin për mbylljen paraprake të këtyre kapitujve”, thuhet në dokument.

Dokumenti parashikon se, nëse shtetet anëtare japin miratimin e tyre, në kuadër të mbledhjes së Këshillit do të organizohet edhe një Konferencë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për të formalizuar këtë hap.

LEXO EDHE:  Babai i Toneyt i prerë: Nuk pranojmë lidhje me Bian, nuk je asi kategorie! Vjen reagimi i forte i Bias

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria ka përmbushur kriteret që lidhen me sistemin e shkencës dhe kërkimit, kuadrin institucional për arsimin dhe kulturën, si edhe përafrimin e legjislacionit në fushën e marrëdhënieve me jashtë, përfshirë kontrollin e eksporteve dhe mekanizmat për shqyrtimin e investimeve të huaja.

Published inLAJME