Skip to content

Nderron jete njeriu qe dha shume per Shqiperine

Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Përmetit, ku ushtaraku Laert Ramadani ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ramadani, i lindur në Piskovë të Përmetit dhe për shumë vite pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, humbi betejën me sëmundjen dhe u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.Mësohet se ushtaraku ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Largimi i tij i parakohshëm nga jeta ka sjellë dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

LEXO EDHE:  Video e trishtë nga Venezuela/ Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit!

Laert Ramadani ishte një ushtarak me një karrierë të pasur, gjatë së cilës mori pjesë edhe në disa misione jashtë vendit.

Published inLAJME