Skip to content

SPAK zbërthen celularët e grupit ‘Bajri’, DALIN foto e video kur stërviteshin me armë

SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar dhe organizuar një atentat për vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij në fshatin Rranxë të Bushatit. Sipas dosjes hetimore, ngjarja lidhet me konflikte të dyshuara për prishje të pazareve të drogës dhe përplasje mes grupeve kriminale, përfshirë edhe lidhje me grupin e njohur si “Bajri”, i drejtuar në publik si strukturë kriminale me emrin e Safet Bajrit.

LEXO EDHE:  Polici hap zemrën: Shefat na bëjnë zbor kur iu ndalim miqtë, na transferojnë dhe na…!

Ngjarja ka ndodhur më 23 gusht 2024, kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë paraqitur të armatosur në zonën ku jetonte Aleksandër Prendi me qëllim ekzekutimin e tij. Plani nuk është realizuar pasi Aleksandër Prendi ka hapur zjarr i pari ndaj automjetit me të cilin lëviznin të dyshuarit, duke sjellë një përplasje të armatosur në fshatin Rranxë të Bushatit. Në këtë përplasje janë përfshirë edhe elementë të tjerë të përmendur në hetime si pjesë e rrethit të konfliktit.

LEXO EDHE:  Njarje e rende ne Tirane, perplaset me makine babai i Ministres

Gjatë hetimeve, SPAK ka sekuestruar celularët e Izmir Sakicës dhe të tjerëve, ku janë gjetur foto dhe video ku shfaqen persona të lidhur me çështjen duke u stërvitur dhe duke bërë qitje me armë zjarri në zona të pabanuara, me armë të kalibrave të ndryshëm. Materialet janë përdorur si prova për akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes” dhe “armëmbajtje pa leje”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Çështja është dërguar për gjykim në GJKKO ndaj Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, ndërsa emri i Safet Bajrit dhe grupit “Bajri” përmendet në dosje si pjesë e lidhjeve të dyshuara të konfliktit.

LEXO EDHE:  Përlot shqiptarët mësuesja e 2 fëmijëve: Prindërve u janë tharë lotët, ajo që më panë sytë te një prej familjeve pashë që…

Published inLAJME