Skip to content

Berisha merr vendimin ekstrem per Salianjin dhe Alimehmetin: Ata kane bere…

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, është pyetur nga gazetarët, në lidhje me takimet e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit, teksa tha se nuk e impresionojnë.

Kryedemokrati theksoi se çdo zë do të dëgjohet brenda forumeve, por ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre

“Asnjë takim privat nuk më impresionon. Do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, por ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”, tha ai.

Ndërsa sa i përket takimit me Salianjin dhe Alimehmetin, Berisha tha se është takuar me doktorrin, ndërsa me ish-deputetin, akoma jo.

LEXO EDHE:  Servet Pellumbi drejtoi PS kur Nano ishte ne burg. Nuk i shkoi ne varrim, por ja cfare ndodhi

“Pas analizës do të shkojmë drejt Kongresit Zgjedhor, ka mendime të qarta që në PD duhet të ndahen funksionet, por do të bëhet me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private.

Ilir Alihmemetin ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Salianji s’e ka kërkuar. Nuk ka sjellë platformë, kemi biseduar. I thashë këto gjëra, kemi një Statut.

Për asnjë lloj qëndrimi unë Edi Ramës nuk i jepja luksit kundër raportit të OSBE-ODHIR. Ishte një takim midis meje dhe Ilir Alimehmetit”, tha Berisha gjatë konferencës për gazetarët nga selia e PD-së..

Published inLAJME