Skip to content

Servet Pellumbi drejtoi PS kur Nano ishte ne burg. Nuk i shkoi ne varrim, por ja cfare ndodhi

Ish-kryetari i Parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në vitet e para të saj pas ndryshimit të emrit, Servet Pëllumbi njihej në radhët e të majtëve, por jo vetëm si “profesori” i socialistëve.Detyra e tij më e rëndësishme shtetërore ishte ajo në periudhën 2002–2005 si kryetar i Kuvendit, të kontrolluar nga vetë socialistët, por në vitet e tyre të fundit përpara se të dilnin opozitë.

Servet Pëllumbi lindi në Korçë dhe pas viteve ’90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960–1963, zoti Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977.

LEXO EDHE:  Skandal ne shkolle, djemte e dy policeve therin bashkemoshatarin. Policia dhe drejtoria e mbajne te fshehte?

Që nga ky vit, zoti Pëllumbi është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.

Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën, referendum të cilin socialistët e fituan.

Pëllumbi ka qenë pedagog dhe më pas profesor në Universitetin e Tiranës, si dhe është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci.

LEXO EDHE:  E fundit! Vrau brutalisht gruan e tij, i ndodh e keqja e madhe ne burg

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të liderit historik të PS, ish-nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi përmes një mesazhi ngushëllimi drejtuar familjes së Fatos Nanos, ka vlerësuar Nanon si kryetari i parë i PS dhe një prej figurave politike qendrore të tranzicionit politik shqiptar.

“Me hidhërim mësova për vdekjen e parakohshme të Fatos Nanos, kryetari i parë i PS dhe një prej figurave politike qendrore të tranzicionit politik shqitar. Ngushëllime familjes! Qoftë i paharruar!

S.Pellumbi”, thuhet në mesazhin e Pëllumbit.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990, e pozicionuan zotin Pëllumbi në postin e nënkryetarit të PS, post që e mbajti deri në vitin 1996. Servet Pëllumbi ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rende, dalin detajet e trishta

Njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentar.

Published inLAJME