Skip to content

Shqiptari nga diaspora denoncon: Shokuese çfarë po ju bëjnë emigrantëve që po vijnë në protestë

Mijëra qytetarë iu bashkuan edhe këtë fundjavë protestës kundër qeverisë Rama, e cila ka hyrë në ditën e saj të 22-të. Krahas pjesëmarrjes së lartë të protestuesve nga Shqipëria, pjesë e tubimit u bënë edhe dhjetëra shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Gjatë protestës, një përfaqësues i diasporës mori fjalën në podiumin e improvizuar, ku denoncoi atë që e cilësoi si presion ndaj emigrantëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestave.

Sipas tij, shumë automjete të emigrantëve janë ndaluar në pikat doganore dhe janë penalizuar me gjoba.

LEXO EDHE:  Djali u bën mesazhin e fortë familjes së fëmijëve: Ne kemi

“Kemi ardhur për bashkim, jo për përçarje. Sa kohë valëvitet flamuri, keni përkrahjen tonë. Kemi marrë rrugë të gjatë, disa nuk munden me qëndru sot. Në doganë i kanë blloku, i kanë vu gjoba. Sot është e dielë, kështu i shtyhet deri nesër me i pagu në postë. Vetëm bashkim dhe jo përçarje”, u shpreh ai para protestuesve.

Diaspora shqiptare po shfaqet gjithnjë e më aktive në mbështetje të protestave që prej javësh po zhvillohen në vend. Pjesëmarrësit theksuan se prania e emigrantëve në protestë është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, duke mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Bujë/ Вrikеnа tаkоn “vjеhrrën” iа рuth dоrën рër hеrë të раrë

 

 

Published inLAJME