Skip to content

“Ka grupe të infiltruara mes nesh”/ Protestuesi: Do t’i nxjerrim me fytyrë dhe emra!

Një nga nismëtarët e protestës qytetare që po mbahet në Tiranë, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta, duke zbuluar se ka grupe të infiltruara në tubimet që po mbahen prej 22 ditësh në Shqipëri.

Sipas tij, këto grupe po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavijë fetare ose kombëtare.

Më tej, Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.

LEXO EDHE:  Dosja e 21 Janarit, SPAK ben veprimin e papritur per vrasjet e 21 Janarit, xhaxhai Aleks Nikes ngre alarmin me akuza ta fortame urgjence

“Mes nesh ka grupe të infiltruara, që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vijim do t’i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin një narrativë fetare protestës. Nuk do ta zhbëjnë dot. Ky është vullneti i shqiptarëve”, deklaroi Kola.

Sa i përket incidentit me flamurin e Izraelit, Kola u distancua dhe tha se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.

LEXO EDHE:  Rama kërkoi heqjen e pamjeve të aksidentit në Durrës, Braçe poston një tjetër VIDEO: E publikova që...

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai

Published inLAJME