Skip to content

E rëndë, 29 vjeçarja gjendet pa shenja jete ne Prishtine, dyshohet se…(Emri)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një grua e re është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në rrugën “Ismet Jashari”.

Sipas informatave të para, rreth orës 15:00 Policia ka pranuar njoftim për një person të dyshuar të vdekur. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur Gentiana Shala rreth 29-vjeçare të shtrirë në tokë. Në lokacion ka intervenuar edhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar vdekjen e saj.

Burimet bëjnë të ditur se viktima dyshohet se kishte qenë me grip disa ditë më parë dhe kishte marrë tretman mjekësor në shtëpi. Në vendngjarje është intervistuar edhe një familjare e saj, e cila ka dhënë deklaratë lidhur me gjendjen shëndetësore të së ndjerës ditët e fundit.

LEXO EDHE:  Provokimet e Ramës! Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre? Lista e “kabinetit të ri qeveritar” që po qarkullon në rrjet

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë për ekzaminim të mëtejmë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota që çuan në këtë rast tragjik

Published inLAJME