Skip to content

Këto janë dy grate bizenesmene shqiptare që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kosovë!

Dy gratë që shihni në foto janë viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren–Suharekë. Ato po udhëtonin me një makinë me targa shqiptare, kur u përplasën me një kamion.

Viktimat janë Elizabeta Katija, 43 vjeçe, drejtuesja e mjetit dhe një figurë e njohur në fushën e biznesit, si dhe Eorda Sinollari, 32 vjeçe, konsulente biznesi në Gjermani.

Të dyja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa autoritetet dyshojnë se moti i keq dhe mjegulla e dendur mund të kenë ndikuar në përplasjen fatale.

LEXO EDHE:  Lajm i keq per kedo qe ka makine - Kreu i policise se shtetit nxjerr urdhrin urgjent qe prek gjithe shoferet: Nga sot...

Elizabeta Katija ishte drejtuese në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, një emër i njohur për aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit. Edhe Eorda Sinollari ishte e afirmuar në botën e biznesit, me karrierë profesionale në konsulencë në Gjermani.

Nga përplasja mbeti i plagosur rëndë edhe shoferi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili po merr trajtim mjekësor në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës. Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të tragjedisë që ka tronditur komunitetin.

LEXO EDHE:  Djali Azem Hajdarit ben rrefimin rreqethes dhe tregon per here te pare se si i ati la garant femijet per

Ndërkohë, lajmi për ndarjen nga jeta të Elizabeta Katijas ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në komunitetin e biznesit, ku ajo vlerësohej për kontributin dhe profesionalizmin e saj.

Published inLAJME