Plas keq në protest: 3 efektivë të plagosur, 8 të shoqëruar. Deputetët goditen me vezë, Lapaj nuk pranohet në protestë, Muçit i zihet rruga. Reagon Rama
Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.
Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.
Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.
Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur tre efektivë policie, si dhe u lëndua një protestues. Sakaq policia ka shoqëruar 8 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.
