Një nga vajzat që ka rënë në sy më së shumti këto ditë, duke luajtur rolin e protestueses është e vetëquajtura influencere Alisa Braho. Por ata që e kanë parë vetëm në Instagram dhe në Tik Tok nuk e dinë se kush është ajo dhe rrënjët e saj thellë në Partinë Demokratike. Ajo është e bija e Kanan Brahos, i cili në kohën e PD, ka qenë kryetar i Bashkisë Orikum për demokratët dhe tashmë duket se stafetën ia ka lënë të bijës si një person pa “parti politike”.
Por historia e saj nuk mbyllet me kaq. Para disa vitesh, ajo njihet në qarqet e gazetarisë si ish dashnorja e një drejtori informacioni në një televizion të njohur, ku u zu me një tjetër gazetare të njohur. Konkretisht bëhet fjalë për televizionin pro qeveritar ABC Neës. Në atë kohë, drejtor informacioni ishte një personazh i njohur i medias, i cili kishte edhe grua edhe të dashur, ku e dashura ishte një gazetare e njohur, e cila më vonë ka punuar tek AKSHI. Vajza e re që erdhi nga Orikumi, Alisa Braho, kishte ëndrra për ti ngjitur shpejt shkallët e karrierës dhe mënyra më e mirë për të ishte të lidhej me një nga drejtuesit e televizionit.
Megjithatë, ajo nuk e kishte parashikuar që përpara do i dilte një tjetër vajzë e suksesshme në karrierë dhe në atë moment erdhi përplasja titanike.
Dy vajzat u kapën për flokësh mes redaksisë, por në fund vajza nga Vlora fitoi se ishte mish më i njomë për drejtorin e informacionit.
Në këtë moment, Alisa Braho u dërgua me porosi të veccantë për të punuar në një media po të njohur të Kosovës, me qëllim që të mbyllej në heshtje ky skandal. Pas dështoi në karrierën e saj në Kosovë, ajo u kthye sërish në Shqipëri, ku bleu kompaninë, “Armata collective”, për kryerjen e shërbimeve të marketingut dhe reklamave në media. Këtë kompani e bleu për 100 mijë lekë të reja nga Besiana Antoni, një lidhje e fortë e Erion Veliajt.
Për ata që nuk e kujtojnë, Besiana Antoni është bashkëjetuesja e Gentian Sulës, të cilëve u ka dalë emri tek dosja e Erion Veliajt. Sipas dosjes së SPAK, këta pronarë janë njerëzit të cilët i kanë dhënë një godinë me dy kate, në mes të Bllokut, me një sipërfaqe mjaft të madhe, truall me sipërfaqe total 1100 metër katrorë, nga të cilat ndërtesë 269 metër katrorë. Pra, këta persona, me këtë pasuri në mes Tiranës, nuk marrin qira, nuk e vendosin në aktivitet, por ia japin Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, të zhvillojë aktivitetet e saj pasionante në lidhje me kurimin e artit.
Tani pyetja është sa e pastër është kjo vajzë në protestën kombëtare, e cila ishte nismëtare pikërisht në konfliktin që patën sot edhe pranë Kuvendit të Shqipërisë?
