Skip to content

E bujshme – Bëni kujdes, meteorologet japin parashikimin per neser: Pergatituni per…

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

LEXO EDHE:  KRIMI në familje trondit Shqiperine! 57-vjeçarja vret me thikë të ëmën, ja si u mundua ta fshehe krimin...(EMRI)

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 9 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Published inLAJME