Skip to content

Vd*kja e 7 vjecarit ne Elbasan, banoret sapo rrefyen detajin e frikshem, e verteta e tragjedise

Një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën këtë të hënë, në ditën e para të shkollës për këtë javë dhe në ditët e fundit për këtë sezon shkollor, sepse është aksidentuar nga një makinë teksa kalonte rrugën me nënën.

Burime paraprake nga vendi i ngjarjes, tregojnë se i mituri i ka shpëtuar nënës nga dora dhe ka kaluar rrugën, duke u përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Petri Bozo, 61 vjeç.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, në fshatin Mengël të Elbasanit, drejtues i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, ndërkohë që vetë drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka qenë me shpejtësi 10 km/h.

LEXO EDHE:  E papritur! Vetem 1 jave para zgjedhjeve per kryetar te PD, Ilir Alimehmeti jep deklaraten qe nuk pritej

“Shoferi thoshte që është në rrugë nacionale. ‘Kam të drejtën time. Kam qenë më 10 km në orë’, ka thënë shoferi. Në këtë rrugë ka ndodhur dhe një tjetër ngjarje e rëndë. Rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje” u shpreh një banor i zonës për Top Channel.

Ndërsa një banore ka deklaruar se burrat që ndodheshin në lokalin krah shkollës, kanë dalë menjëherë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë vogëlushit. Ata kanë ngritur të gjithë bashkë automjetin për të nxjerrë 7 vjeçarin nga poshtë makinës dhe e kanë dërguar në spital.

LEXO EDHE:  Këta janë katër vëllezërit që vdiqën tragjikisht në mëngjesin e sotëm

“E kanë parë që ishte me shpejtësi maksimale. Edhe pse ka thënë që ishte me 10 km/h. Erdhën gjitha burrat nga lokali, ngritën makinën që nxorën fëmijën. Thirrën ambulancën, nuk erdhi. E morën më makina te rastit dhe e çuan në spital. Ambulanca erdhi pas 15 minutash nga momenti që fëmija u nis në spital. Rruga është shumë e rrezikshme. Bëhen shumë aksidente”, ka deklaruar ajo.

Published inLAJME