Skip to content

‘Kémi véndosur bómbe… ‘ Mésazh kércenues ne shkólle, nxénesit dhe mésuesit po i làrgojne me urgjence

Situata e sigurisë në Maqedonia e Veriut paraqitet shqetësuese prej disa ditësh, pasi vala e kërcënimeve për bomba nëpër shkolla po vazhdon, duke shkaktuar panik te nxënësit, prindërit dhe stafi arsimor.

Sipas raportimeve të mediave lokale edhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar alarme për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetova. Menjëherë pas marrjes së njoftimeve, policia ka dalë në terren dhe ka nisur kontrollet, ndërsa nxënësit dhe mësuesit janë evakuuar në përputhje me protokollet e sigurisë.

LEXO EDHE:  Kryeministri që në mëngjеs jер lаjmin е mirë рër реnsiоnistët

Këto kërcënime vijnë vetëm një ditë pasi alarme të ngjashme u regjistruan edhe nëpër disa shkolla të Shkupit dhe Tetovës. Autoritetet bënë të ditur se pas kontrolleve të kryera, rastet rezultuan të ishin denoncime të rreme.

Megjithatë, përsëritja e këtyre kërcënimeve ka rritur ndjeshëm shqetësimin në opinionin publik. Institucionet e sigurisë po hetojnë intensivisht për të identifikuar autorët e këtyre mesazheve kërcënuese, ndërsa procesi mësimor po ndërpritet vazhdimisht si pasojë e alarmeve të njëpasnjëshme.

Published inLAJME