Skip to content

Dorëzohet Rama?! Deputetja e PS-së: Do të kemi marrëveshje për Shqipërinë e Re

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka folur për nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”, duke theksuar se vendi ka nevojë për më shumë drejtësi, meritokraci dhe standarde europiane.

Në mesazhin e saj, Spiropali u shpreh se Shqipëria që qytetarët duan të ndërtojnë duhet të jetë më e hapur, më e drejtë dhe më europiane, ndërsa theksoi se për të arritur këtë objektiv kërkohet edhe një proces reflektimi dhe reformimi brenda Partisë Socialiste.

Sipas saj, PS duhet të gjejë energji të reja, të forcojë demokracinë e brendshme dhe të ndërmarrë një proces vetëpastrimi për të mbetur një forcë politike moderne dhe e besueshme.

LEXO EDHE:  Pese dite me pare u be nene, ministres se njohur te Rames i ndodh e keqja e madhe

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike dhe më kompakte”, u shpreh Spiropali.

Ajo nënvizoi se “Marrëveshja e Re” duhet të jetë një proces i thellë dhe i vërtetë transformimi, duke shtuar se përmirësimi i Shqipërisë lidhet drejtpërdrejt me aftësinë për të përmirësuar institucionet dhe vetveten.

Në përfundim, Spiropali theksoi se vetëm përmes ngritjes së standardeve politike dhe institucionale mund të ndërtohet Shqipëria që qytetarët presin, duke e cilësuar këtë si një sfidë dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e vendit.

Published inLAJME