Skip to content

Tragjedi/ Mbytet një fëmijë 11-vjeçar teksa po lahej në det

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike është shënuar paraditen e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det.

Sipas informacionit paraprak të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35. Dyshohet se i mituri, banues në Tiranë, është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  “Data 25 është një ditë e vështirë”, astrologia paralajmëron këto shenja të Horoskopit për fundjavën dhe javën e ardhshme

Burime paraprake bëjnë me dije se po hetohet çdo pistë që mund të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të mbytjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave, ndërsa tragjedia ka tronditur familjarët dhe pushuesit e pranishëm në zonë.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve dhe prindërve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të plazheve, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, për të shmangur ngjarje të tilla të rënda gjatë sezonit veror.

Published inLAJME