Skip to content

Momenti rrëqethës kur partnerja i jep lamtumirën Shpat Kasapit, ndersa motra e Shpatit…(Video)

Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes.

Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.

Në një video shihet edhe bashkëshortja e të ndjerit, Selvija, e cila me lotë në sy i jep lamtumirën e fundit, babait të djalit të saj.

Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

LEXO EDHE:  VIDEO TRONDITESE - Dashnorja varet nga ballkoni i katit te 13-te qe te shpetoje nga gruaja qe u kthye papritur

E shkatërruar nga dhimbja e humbjes së vëllait të saj të vogël, motra e Shpatit, Jehona i ka premtuar pranë arkivolit se amanetin e tij, birin e tij, Roelin, do ta shikojë si “sytë e ballit”.

Teksa ka folur shkurtimisht, Jehona ka treguar se sa njeri i mrekullueshëm ishte vëllai i saj, i cili përgjatë gjithë jetës i shtriu dorën të gjithëve atyre që kishin nevojë dhe që kudo që shkoi la pas mirësi.

“Të dashur familjarëve, miq dhe të afërm të gjithë që e donit Shpatin, që jeni të pranishëm.

LEXO EDHE:  E PABESUESHME, Nuk ka paga për këtë kategori ne Kosove

Sot me zemër të thyer jemi mbledhur këtu për të dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim dhe tuajit, Shpatit. Është shumë e vështirë të gjej fjalët që të përshkruajnë dhimbjen që ndjej, kjo humbje nuk është thjeshtë, është një dhimbje e një pjese të shpirtit.

Shpat, shpirt i motrës ti linde me yll në ballë ishte një njeri i mirë, me zemër të bardhë dhe një njeri fisnik. Diej të ndjeje hallet e të tjerëve, por edhe të gëzoheshe me lumturinë e të tjerëve.

LEXO EDHE:  'Do t’kallet Ledri Vula', zbulohen dy emrat e parë që do të jenë pjesë e Big Brother Vip Albania 5

Shpati ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshje, buzëqeshja ishte sinonimi yt. Është e rëndë që nuk do ta dëgjojmë zërin tënd, por ti do mbetesh në çdo buzëqeshje dhe mirësi që ke lënë pas. Sot nuk do të themi lamtumirë përgjithmonë, ti do të mbetesh dritë në familjen tonë dhe bekim që Zoti na dhuroi.

Amanetin tënd Roelin do ta shoh si sytë e ballit, jam krenare që jam motra jote”, tha ajo.

Published inNews