Një ngjarje tragjike ndodhi ditën e djeshme në Ulqin, Mali i Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se vrau partneren e tij 36-vjeçare shqiptare.
Viktima është identifikuar si Dila Ndoj nga Balldreni i Lezhës. Lajmi për humbjen e saj ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës ku çifti jetonte.
Mësohet se familjarët kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme, ndërsa po ndjekin procedurat për të tërhequr trupin e pajetë të 36-vjeçares.
Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.
Bashkim Gashi, pasi dyshohet se kreu krimin e rëndë, i vendosi flakën edhe banesës së çiftit në Kodër. Pas ngjarjes, ai është arrestuar nga autoritetet malazeze.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
