Skip to content

Qytetarët do të rimbursohen, vjen lajmi i mirë

Pas pezullimit disa-ditor të shërbimit për shkak të protestës së punëtorëve, Trafiku Urban ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e biletave mujore.

Sipas ndërmarrjes, gjatë periudhës 24 nëntor – 2 dhjetor 2025, qytetarët kanë humbur 9 ditë përdorimi të biletës mujore, ditë të cilat do të kompensohen plotësisht. Vlefshmëria e biletave do të zgjatet automatikisht, por vetëm pasi qytetarët t’i vulosin ato në kioskat e autorizuara.

Ndërmarrja ka publikuar udhëzimet e plota për procedurën e kompensimit:

LEXO EDHE:  Dje hyri në dheun e Zl, familja e Shpat Kasapit sot jep NJOFTIMIN E RENDESISHEM!

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Të nderuar qytetarë,

Ju informojmë se për shkak të protestës së zhvilluar nga ndërmarrja jonë nga 24.11.2025 deri më 02.12.2025, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore.
Për t’ju kompensuar, këto ditë do t’i shtohen automatikisht vlefshmërisë së biletës suaj mujore pas procesit të vulosjes.

Për të përfituar zgjatjen, ju lutemi të ndiqni këto hapa:

Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.

Prezantoni biletën tuaj mujore të vlefshme.

Punëtori i kioskës do të vendosë vulën zyrtare që aktivizon kompensimin.

LEXO EDHE:  Kunati i Albulena Haxhiut kandidat për deputet, por jo në VV

Pas vulosjes, bileta juaj do të zgjatet automatikisht me 9 ditët e humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja

📍 1. Kioska prapa Objektit të Komunës (tek “Plepat”)
Orari:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

📍 2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (tek “Banesat e Bardha”)
Orari:

E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

📍 3. Kioska në Bulevardin “Bill Clinton” (afër nënkalimit)
Orari:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

LEXO EDHE:  “Kom pas gjyshen serbe, ti ka palu shqiptaret” – Shokon banorja e Big Brother VIP Kosova me deklaratën e fortë (VIDEO)

Kujdes:
➡️ Kompensimi aplikohet vetëm pasi të jetë vendosur vula në biletë.

Trafiku Urban u bën thirrje qytetarëve të kryejnë procesin sa më shpejt, në mënyrë që të përfitojnë ditët e humbura dhe të vijojnë lëvizjet e tyre pa pengesa.

Published inNews