Skip to content

Protesta ne diten e gjashte, vjen reagimi i papritur i Rames qe i shtang te gjithe

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorë të Zvërnecit, për të folur për resortin luksoz që është planifikuar të ndërtohet atje. Në mesin e të pranishmëve në takim,kishte dhe nga ata që shprehën pa rezerva dakordësinë e tyre për realizimin e investimit.

“Nuk ka asnjë që të thotë që nuk jemi dakord të mos bëhet ky investim. Investimet që pasojnë njëri-tjetrin janë shumë të mira, si aeroporti p.sh., edhe ky lloj biznesi që është shumë i fuqishëm është shumë i mirë. Por u desh një shpjegim juridik, që u bë me bashkinë, njerëzit u sqaruan”,- tha një banor.

LEXO EDHE:  Zbulohet pse Duka largoi Silvinjon nga kombëtarja dhe dy kushtet e kontrates per zevendesuesin Rolando Maran

Shefi i ekzekutivit u theksoi banorëve se fjalën e fundit përsa i përket pretendimeve mbi pronësinë, e ka gjykata. Për protestat që zhvillohen në Tiranë, Rama tha se edhe sikur 500 mijë persona të dalin në protestë, ndërtimi i resortit nuk do anulohet, dhe si rrjedhojë i dha një përgjigje edhe thirrjeve për dorëheqjen e qeverisë.

“Jo 5 mijë veta, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, sepse janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS”,- tha Rama.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive , ka komentuar me tone të ashpra qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës qytetare dhe deklaratën e tij të prerë se projekti i Zvërnecit nuk do të anulohet, qoftë edhe nëse në shesh zbresin 500 mijë njerëz.

LEXO EDHE:  Qeveria Kurti me vendim të rëndësishëm për pagat (Kush perfiton)

Gjatë analizës së tij, Hoxha e ka cilësuar kreun e qeverisë si një politikan “kameleon” që përshtatet sipas rrethanave për të gjetur pikën më të dobët të kundërshtarit, duke shtuar se aktualisht ai ka mbetur krejtësisht vetëm në pushtet.

Sipas gazetarit, kryeministri po përdor të njëjtën taktikë sprovuese që ka aplikuar edhe në të kaluarën me lëvizjet e tjera masive popullore, duke u shtirur fillimisht sikur tërhiqet apo dëgjon zërin e qytetarëve.

“Rama është politikan kameleon. Rama është një politikan që nuk e bren ndërgjegjja. Nuk ka as mik, as shok. Ka ngelur vetëm ai. Duke qenë i tillë, ai provoi në fillim sikur i dëgjoi protestuesit. Kjo i eci me studentët kur protestuan vite më parë. Rama merr ngjyrën e situatës, ai do të gjejë pikën më të dobët,” deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  E Bujshme - Ndahet cifti me i komentuar ne Shqiperi? Zbardhet detaji ‘i frikshem’ mes tyre

Gazetari la të kuptohet se kryeministri po mat reagimin dhe qëndrueshmërinë e kauzës për Zvërnecin, ndërsa theksoi se strategjia e tij bazohet në “ngjyrosjen” e qëndrimeve në varësi të shkallës së rrezikut që i kanoset pushtetit të tij.

Published inLAJME