Skip to content

I FUNDIT – I aksidentoi te birin me vdekje, babai vret me armë shoferin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Kretë, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në zonën e Gazi, Heraklion.

Raportohet se autori fajësonte të riun për humbjen e jetës së djalit të tij tre vite më parë, në një aksident automobilistik.

Mediat helene bëjnë me dije se 20-vjeçari kishte qenë në drejtimin e automjetit ku ndodhej edhe djali i 54-vjeçarit, i cili humbi jetën në atë aksident.

LEXO EDHE:  TMERR në aeroport! Avioni me 135 persona në bord del nga pista me shpejtesi sketerre! Te gjithe ekuipazhi dhe pasagjeret...

Që prej asaj kohe, autori dyshohet se mbante përgjegjës të riun për tragjedinë familjare, ndërsa ditën e sotme e ka qëlluar katër herë me armë zjarri në mes të rrugës.

Pas krimit, 54-vjeçari është paraqitur vetë në polici, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Published inLAJME