Skip to content

Tronditet vendi/ 32-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë, autori shkon ne polici dhe tregon se…

Një rast i rëndë është shënuar në orët e para të së martës në Gjakovë: vrasje me thikë me viktimë shtetasin Rexhë Brahimaj.

Kane qënë të afërm të të ndjerit që kanë ndarë lajmin e hidhur, ndërsa policia ka konfirmuar rastin e rëndë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02.20 minuta pas mesnate pas një mosmarrëveshje, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë.

Viktima Brahimaj është lënduar rëndë nga goditjet me thikë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Personi surprize shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 4

Ende janë të paqarta shkaqet që kanë çuar në ngjarjen fatale, por konfirmohet se në lidhje me autorin një shtetas është dorëzuar në polici.

Vrasje në Gjakovë/ 32-vjeçari qëllohet për vdekje me

Published inLAJME