Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shqipëri, këtë herë me magnitudë 2.6 ballë.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është shënuar në orën 20:32 me orën lokale, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 22 kilometra në perëndim-jugperëndim të Elbasanit dhe 15 kilometra në verilindje të Lushnjës.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë lehtë në zonat përreth, pa shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa situata vijon të monitorohet nga autoritetet përkatëse.
