Skip to content

VIDEO me Ergys Agasin i shkatërron familjen Linda Karçanajt?! Ish-drejtuesja e AKSHI-t: Gysin e kam njohur si zyrtar të…

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka lënë të kuptohet mbrëmjen e sotme se episodet e fragmentarizuara që kanë rrjedhur në media nga dosja e Prokurorisë së Posaçme, ndaj saj dhe disa biznesmenëve, i kanë sjell pasoja fatale në familje.

Ajo zgjodhi të fliste me nënkuptime, por mesazhi ishte i qartë, gjuha e trupit dhe përlotja në studion e Grida Dumës, konfirmuan atë që Mirlinda Karçanaj nuk e tha dot hapur.

“Damkat mund të jenë dhe fatale për një familje”, u shpreh ish-drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke u shprehur se videot nga zyra e Ergys Agasit nuk tregojnë asgjë dhe janë të shkëputura nga konteksti.

LEXO EDHE:  Vetëm komente dimë të bëjmë?” Ndodh e papritura nga shqiptarët pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizion

Ajo foli edhe për njohjen me biznesmenin e kërkuar nga SPAK, duke thënë se kontakti me të ka qenë dikur si funksionar i Administratës Publike dhe të tilla janë kultivuar edhe në vitet që kanë pasuar, duke u mbështetur te respekti.

“Ergys Agasin unë e kam njohur në kohën kur ai ka qenë funksionar në Administratën Publike. Marrëdhënia me të ka qenë si me çdo zyrtar, korrekte, dhe asgjë më shumë. Në punë, duhet të kesh kontakte… por këto kontakte nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale”, vijoi ajo.

LEXO EDHE:  Nderroi jete teksa ishte në protest, Berisha bën reagimin urgjent: Një lajm…

Në rrëfimin e Mirlinda Karçanaj, u përsërit shpesh se përgjegjësia është individuale, ashtu si faji i personave të përfshirë, nëse SPAK sipas saj, do të arrijë të provojë se ka pasur brenda Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

“Patjetër që mund të ketë faj, nuk më takon mua ta them këtë, i takon akuzës që të hetojë. Të hetojë duke analizuar të gjitha provat, dokumentet dhe pastaj të dalë në përfundimin nëse ka apo nuk ka faj.

Ajo që mund të them për veten time, përsa i përket favorizimit, mënyra sesi e kam drejtuar institucionin ka qenë qartësisht e orientuar që të zbatohet ligji dhe vetëm ligji, që asnjë procedurë të mos shkelet.

LEXO EDHE:  Aksident me bilanc tragjik! Humbin jetën bab’ e bir, ja si ndodhi ngjarja

Duhet pasur parasysh që unë jam inxhiniere e Informatikës dhe fokusi im nuk ka qenë të merrem me procedurat administrative, por të ndjek zhvillimet teknologjike. Përsa i përket prokurimeve (tenderave) unë nuk jam marrë me të përditshmen, por kam deleguar kompetencat. Stafi ka zbatuar rregullat”, vijoi Mirlinda Karçanaj.

Published inLAJME