Skip to content

Ngacmoi s*ksualisht pacienten 21-vjeçare, publikohet mesazhi qe po ‘shkund’ rrjetin! E tmerrshme para 33 vitesh…

Një ngjarje e rëndë ka ka tronditur thellësisht opinionin publik ditën e sotme, pasi në Korçë mësohet se një mjek kirurg ka ngacmuar seksualisht pacienten 21-vjeçare.

Mirëpo ngjarja thellohet akoma edhe më shumë. Pas dyshimeve se Nukoll Nunka ishte arrestuar edhe më parë për mitmarrje, një mesazh i nnë vajze në rrjete sociale drejtuar portalit bufiurtë.al, dëshmon se në fakt mjeku kirurg ka ngacmuar edhe më parë seksualisht një tjetër vajzë.

Në mesazhin e dërguar, vazjka e cila është anonim, ka shkruar se para 33 vitesh ai ka vepruar identikisht njësoj edhe me motrën e saj, e kjo e fundit nuk ishte besuar nga prindërit.

LEXO EDHE:  Ministri i Brendshëm në gjendje kritike, mjekët: Po luftojmë për jetën e tij

“E çuditshme! Para 33 vitesh doktori operoi për apandesit motrën time në atë kohë 18 vjeçe… dhe të njëjtat veprime kishte bërë edhe me time motër por nuk e besuan prindërit… Sa herë e shikoja në rrugë e shikoja si maniaku i spitalit, atë përshtypje kisha krijuar, unë në atë kohë isha 11 vjeçe dhe mu ngulitën fjalët e motrës…”  ka shkruar vajza në fjalë.

Sqarojmë se ende pritet një njoftim nga autoritetet përkatëse për verifikimin e vërtetësisë së kësaj akuze.

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare! MESAZHI që ngre DYSHIME

Mesazhi i derguar te © bufiurte.al

Ndërkohë kujtojmë se, në një prononcim për mediat ka reaguar, babai i 21-vjeçares e cila u ngacmua seksualisht nga kirurgu 72-vjeçar Nikoll Nunka. Babai thotë se ia besoi vajzën mjekut me mendimin se është profesionist në këtë fushë, pa e ditur që e keqja mund t’i ndodhte nga doktori i moshuar.

LEXO EDHE:  Këta janë katër vëllezërit që vdiqën tragjikisht në mëngjesin e sotëm

“Nuk na shkonte mendja për keq, sepse ishte në moshë të madhe dhe thamë ‘doktor është’” thotë babai i të resë.

Published inLAJME