Skip to content

Vjen njoftimi befasues/ Miratohet nga Kryeministri! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë për…

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar marrjen e një huaje prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, financimi synon mbështetjen e projekteve dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

302 milionë dollarët e marra me kredi, do të përdoren për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, nëpërmjet furnizimit me pajisje dhe sisteme ushtarake të prodhuara në SHBA

LEXO EDHE:  Tjeter ngjarje tragjike ne vend pas vrasjes se biznesmenit, nje i ri humb jeten

Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tone dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Qeveria Rama ka vendosur ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës, i ngritur për monitorimin e çmimeve të hidrokarbureve në kuadër të ligjit përkatës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se pas një periudhe disa mujore gjatë së cilës tregu i karburanteve ka shfaqur stabilizim të ndjeshëm, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje administrative.

LEXO EDHE:  Djali i tyre 15 vjeç ndërroi jetë pasi u qellua me thikë, familja Boba merr VENDIMIN DRASTIK

“Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, i cili prej disa muajsh tashmë është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj që kanë pasur disa luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, çmimet e bursës janë stabilizuar, Kanali i Hormuzit do të zhbllokohet, tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe ne vendosëm që të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës”, deklaroi Ibrahimaj.

Published inLAJME